Burimi Ramadani e nxjerr të plotë një dokument, thotë është drafti i Pesëshes që i është dorëzuar Qeverisë

PUBLIKUAR

sh-inspektori i AKI-së dhe ish-zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani, ka bërë publik Draftin që sipas tij është ai që e ka përgatitur Bashkimi Evropian. Ramadani thotë se në bazë të asaj që ka lexuar në Draft, Kosova duhet të marrë diçka të madhe në këmbim në mënyrë që të zbatohet ai draft, meqë është shumë i gjerë dhe shumë i thellë, shkruan Gazeta Express.

Ai ka publikuar një dokument me të cilin pretendon se është drafti i plotë që ka përgatitur Bashkimi Evropian për Asociacionin.

Në këtë dokument thuhet se ky Asociacion do të veprojë si forum për bashkëpunim dhe koordinim ndërkomunal.

“Në përputhje me ligjin në fuqi, Asociacioni do të veprojë si një forum për bashkëpunimin dhe koordinimin ndërkomunal përmes të cilit anëtarët e tij do të shqyrtojnë çështjet e interesave të tyre të përbashkëta, do të promovojnë, shpërndajnë dhe mbrojnë çështjet me interes të përbashkët dhe mbështesin ofrimin e publikut shërbimet brenda komunave anëtare. 2. Asociacioni do të angazhohet në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb të Kosovës në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës. Ky angazhim nuk do të zëvendësojë, përjashtojë, zëvendësojë ose zvogëlojë të drejtat dhe interesat e subjekteve të tjera juridike që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës për të ndjekur të njëjtat qëllime. 3. Asociacioni do të koordinojë, lehtësojë dhe kryejë aktivitete kërkimore dhe zhvillimore. 4. Për të lehtësuar ushtrimin e këtyre kompetencave, organet e Asociacionit kanë të drejtë të miratojnë sa vijon: a) Rregulloret. b) Vendimet. c) Deklaratat, d) Rregulloren e Punës. e) Udhëzimet”, thuhet hnë këtë dokument të publikuar nga Ramadani.

“1. Asociacioni përbëhet nga këto organe: a) Kuvendi. b) President dhe Zëvendës President. c) Bordi. d) Këshilli Këshilldhënës e) Administrata. f) Zyra e Ankesave.”, thuhet tutje në këtë dokument.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...