Bulliqi: Mbi 10 zyrtarë policorë të Podujevës janë në veri të Kosovës

PUBLIKUAR

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ua ka dedikuar një postim në Facebook policëve që po shërbejnë në veriun e Kosovës në kohën kur situata atje është tensionuar.

“Policia e Kosovës me qëndrueshmërinë e tyre në veri të vendit, po tregojnë përkushtim maksimal në misionin e tyre për ofrimin e sigurisë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, ka shkruar ai.

Bulliqi me këtë rast ka njoftuar se më shumë se dhjetë policë të qytetit që ai e drejton po shërbejnë në pjesën veriore të vendit.

“Nga Stacioni Policor në Podujevë i kemi mbi 10 zyrtarë policorë që po shërbejnë në veri të vendit për çdo ditë, gatishmëria dhe morali i lartë i tyre është për tu admiruar”.

“Ata kanë gjithë mbështetjen time dhe të qytetarëve llapjanë, me vullnetin e dashurinë që po tregojnë ndaj atdheut meritojnë respektin maksimal të secilit nga ne”, thuhet tutje në postimin e kryetarit të Podujevës.

Shkrimin e përmbyll duke uruar që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt dhe “veriu i vendit t’i kthehet normalitetit”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...