Bulliqi: Ekspertët ndërkombëtarë u interesuan për kundërshtimet tona për demarkacionin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Mbahet Seancë Solemne në shënim të 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

Shënimin e kësaj dite përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, të prirë nga Kryetari Imri...

eputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh ekspert në gjeografi, Shpejtim Bulliqi në Info Magazine të Klan Kosovës ka njoftuar se ekspertët që kanë kundërshtuar demarkimin e vijës kufitare me Malin e Zi janë takuar me komisionin ndërkombëtar të formuar nga presidentja Atifete Jahjaga për këtë çështje.

“Ne me kërkesë së zyrës së presidentes sot kemi realizu një takim konsultativ me anëtarët e komisionit, një takim që mendojmë që ishte i frytshëm, takim që i njoftuam anëtarët e komisionit për Demarakcion për të gjeturat dhe punën që e kemi bërë për qartësimin e demarkacionit në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Këta kanë marrë një material që me siguri do ta analizojnë, interesimi i tyre është për t’i parë kundërshtitë”, tha ai , njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se shpërputhjet e gjetura nga ekspertët e vendit u janë prezantuar ndërkombëtarëve, të cilët kanë shprehur interesim për këto gjetje.

“Me kolegë kemi bërë një punë të madhe dhe të gjeturat tona janë në shpërputhje me ato që i ka pasur komisioni i Kuvendit për Demarkacion, ata u interesuan për këtë. Ne nuk mund të themi që kërkuan ndihmë nga ne, por ju interesonte puna dhe të gjeturat tona, takimi kishte më shumë takim konsultativ, gjatë gjithë këtij takimi në ju ofruam vetëm disa fakte të shkurtra u dakorduam për takime të tjera, ku ne do të jemi të gatshëm t’i ofrojmë të gjitha faktet tona”, tha ai.

Bulliqi ka deklaraur se nuk ka dyshime në aftësitë e anëtarëve të komisionit të zgjedhur nga presidentja, por ka theksuar se do të ishte mirë që të kishte edhe ndonjë ekspert të vendit në të.

“Ne i bëmë të qartë se puna jonë është puro shkencore. Ne nuk mund të themi se nuk ka pas harta topografike, ne i njoftuam se ato që i posedojmë kanë saktësi të lartë, janë harta ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe i njoftuam me ecurinë dhe vitet në të cilat kanë variru të njëjtit kufinj”.

“Ky problem është i thjesht sipas mendimit tim, pasi presidentja e ka zgjedhur këtë ekip të njerzëve nuk kam hapësirë të dyshoj në aftësitë e tyre. Problemi është në Kosovë me demarkacionin. Besoj që do të ishte mirë që dikush nga vendorët nga ekspertët të jetë pjesë e këtij komisioni do të ishte më e lehtë, nuk ka rëndësi kush është ai”, tha Bulliqi.

Megjithatë ai ka shprehur bindjen e tij se nuk ka pasur nevojë për angazhim të ekspertëve të huaj, pasi Kosova ka njohës të mirë të këtyre fushave.

“Ne jemi në dispozicion të interesit të Kosovës, këtë punë që e kemi bërë nuk e kemi bërë për interes indivudual, por vetëm që kjo pjesë e territorit të ruhet dhe të mos i dalë nga menaxhimi Kosovës. Ishte interesante që këta ekspertë i kishin këto informata, të paktën ato që i kemi bërë publike”.

“Nuk kemi një njoftim zyrtar se sa do të zgjas procesi, është dëgjuar se do të dalin pas dy jave me rezultate, për gjë që jam skeptik. Këtë punë do të mund ta kryenin ekspertët vendor pa asnjë problem, pa ndonjë ndihmë të ndërkombëtarëve, jam i sigurt. Ekipi që kemi punuar ne është ekip i kompletuar nuk jam vetëm unë dhe Florim Ejupi, por edhe Zejnullah Gruda që e njeh mirë të drejtën ndërkombëtare, pastaj profesori Përparim shef i katedrës së gjeodezisë në Universitet të Prishtinës”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve...

Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit...