Bulliqi: Bajram Gecaj nuk merr vesh në harta

PUBLIKUAR

Për Demarkacionin me Malin e Zi dhe raportin e Departamentit të Shtetit amerikan ku sot nxori një dokument, sipas të cilit Kosova nuk humb tokë në marrëveshjen për vijën kufitare me Malin e Zi, në Info Mgazine të Klan Kosovës ka folur deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, njëherit ekspert i gjeografisë dhe profesor universitar.

Bulliqi ka theksuar se i kanë të gjitha faktet dhe të dhënat për Demarkacionin me Malin e Zi dhe janë të gatshëm t’i ballafaqojnë me ekspertë.

“Ne arritëm ta lexojmë atë pjesë që e dhanë mjetet e informacionit, por ne nuk e kemi të plotë dokumentacionin e plotë të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Shpresojmë që ditën e radhës do ta marrim do ta shohim më hollësisht,” njofton Klan Kosova.

“Problemi qëndron se në cilin material janë bazuar, nëse ata janë bazuar në materialin e komisionit për demarkacion kjo është më se normale. Ne së bashku me kolegun nga departamenti kemi analizuar një sërë materialesh që nuk janë tonat. Nuk janë materiale qe i kemi nxjerr ne. Ne kemi në dispozicion t’i shpalosim me faktografi të gjitha argumentet me ekspertët e fushës.”

“Ne po flasim me faktet që i kemi marrë që nga koha e ish-Jugosllavisë dhe më herët, që nga vitet e 40-ta. I kemi të gjitha hartat me topografi, ku shkalla e precizitetit është ende më e lartë, ka thënë Bulliqi, njofton Klan Kosova.

Ai ka shtuar se kryeministri Isa Mustafa i ka ftuar në takim pas nënshkrimit të marrëveshjes për Demarkacionin.

“Ne jemi taku me kryeministrin pas nënshkrimit, jo para nënshkrimit. Ne i kemi ofruar të gjitha faktet që i kemi në dispozicion dhe pres që Qeveria të formojë një komision ndërkombëtar, ashtu siç e ka përmendur.”

“Ne jemi të gatshëm t’i japim të gjitha faktet, materialet që i posedojmë. Po ashtu ne e posedojmë hartën e ushtrisë së Britanisë së Madhe e vitit 1987″, tha ai.

Bulliqi ka shtuar se zëvendësministri Bajram Gecaj nuk merr vesh nga demarkacioni dhe faktet e tij dhe të kolegut të tij tregojnë se kufiri nuk është si në vitin e 1974-së.

“Me të gjitha faktet që ne i posedojmë dhe të gjitha faktet që ata i kanë ofruar, tregojnë se ata janë gabim. Faktet që ne i posedojmë që komisioni për çudi nuk e di pse nuk i kanë. Zoti Gecaj nuk merr vesh në këto sende, qëndron larg me këto probleme, prandaj nuk është mirë me i komentu”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...