Bukuroshja e “O Sa Mirë”, me ‘forma’ fantastike (Foto)

PUBLIKUAR

Ema Uka është e njohur për dukjen dhe linjat e saja mbresëlënëse.

Me rolin e Lyrës në serialin “O Sa Mirë”, ajo tashmë është bërë e njohur në të gjitha trevat shqiptare, ndërsa bukuria e saj është ndër asetet e shumta që e veçojnë.

Kësaj radhe ajo ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, e veshur me një fustan me dekolte mjaft të hapur, ku del në pah gjoksi i saj.

ema1

Kujtojmë që Ema, fillimisht u identifikua si një modele, megjithatë duket se kjo për të nuk mjaftonte. Me një bukuri gati të përkryer, ajo vijoi edhe më tej. Shumë shpejt, mbërtheu me shumë seriozitet punën e aktrimit dhe diti të shpalosë imazhin e këtij profesioni kaq të preferuar, njofton Telegrafi.

Ema ka treguar se bukuria që trashëgoi nga prindërit, i ka shërbyer për të realizuar gjëra të bukura në jetë dhe për të kultivuar gjithashtu një shpirt të bukur që buron nga thellësia e saj.

Sharmi apo ndoshta tiparet, kanë bërë që ajo të fitojë vëmendjen mashkullore në çdo dalje të saj, edhe kur nuk është prezente në skenë. Tani ka shpërthyer me hovin e saj në serialin që ndiqet me admirim të madh.

Ndryshe, Teatri “Dodona” do ta përmbyllë këtë vit me premierën e shfaqjes “#2015” me regji të Fatos Berishës, dramë kjo që vije për herë të parë në gjuhën shqipe e që është e bazuar në tekstin “Kjo është rinia jonë” të dramaturgut Kenneth Lonergan. Në shfaqje luan edhe Ema Uka.

Ajo luan rolin e Valerisë, ndërsa është shprehur e kënaqur me mbarëvajtjen e procesit, edhe pse sipas saj,ishte diçka ndryshe dhe e re. Shfaqja do të jepet premierë më 25 dhjetor, në ora 19:30. Repriza e parë do të jepet të nesërmen, më 26 dhjetor, në ora 19:30. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio”...

Selin Bollati dhe DJ Gimbo flasin për jetën pas Big Brother: Kemi projekte të reja

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë bërë paraqitjen e tyre të parë televizive si...