Buja thotë se mund të akuzohet nga Gjykata Speciale

PUBLIKUAR

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka thënë se mund të jetë në mesin e të akuzuarve nga Gjykata Speciale, njofton “Klan Kosova”.

Ai ka thënë në “Ora e Fundit” se kjo gjykatë pritet t’i dëmtojë ata si subjekt politik.

“Sigurisht se na dëmton Gjykata Speciale dhe kjo nuk është sekret publik”, ka pohuar Buja.

Për më shumë ka thënë se edhe vet mund të jetë i akuzuar.

“Ngase edhe unë kam qenë pjesë e luftës mund të jem në mesin e të akuzuarve”, ka shtuar Buja.

Krejt këto Buja i ka thënë në intervistën ku ka folur për koalicionin PDK-LDK.

“Në qoftë se dikush pret që Gjykata Speciale të ia zgjidh problemet elektorale atëherë pse ne duhet të presim që mos t’i bëjmë para Speciales”.

“Nuk mund të shkojmë tutje pa zgjedhje të parakohshme”, ka përfunduar Buja

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...