Buja: Thaçi nuk u arrestua në Serbi pse ishte në UÇK (Video)

PUBLIKUAR

Shukri Buja, ish komandant i UÇK-së për Zonën e Nerodimes, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, shpjegon deklaratat e tij në Kuvend, të dhëna për Nehat Thaçin, i arrestuar nga policia serbe.

“Ajo çka unë kam deklaruar është publike, listat e ushtarëve janë publike. Nehat Thaçi nuk është arrestuar pse ka qenë në UÇK po pse është shqiptar dhe është drejtor i Policisë së Kosovës”, tha Buja i cili shtoi se lirimi i tij varet nga politika.

“Lirimin e Thaçit nuk e bëjnë avokatët mbrojtës, lirimin e Thaçit e bën politika”, theksoi Buja, në edicionin sontëm “Drejtësia në Kosovë”, kur u pyet për arrestimin dhe paraburgimin e drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicë Nehat Thaçit, nga ana e policisë serbe.

Ai këto komente i bëri pasi u pyet nga emisioni rreth deklarimeve të tij në kuvend së Thaçi ka qenë ushtar i UÇK-së.

Ndërsa në anën tjetër Thaçi, sipas avokatit të tij Vladimir Gajiq, kishte deklaruar ne prokurorinë serbe se nuk ka qenë pjesë e UÇK-së.

Njëri nga avokatet e Thaçit në Serbi, Vladimir Gajiq, ka thënë se deklarata e deputetit Shukri Buja i ka bërë dëm Thaçit kur deklaroi se Thaçi ishte pjesë e UÇK-së.

“Kjo ka qenë një deklaratë e cila nuk i ka ndihmuar fort. Te ne gazetarët dolën dhe thanë së janë demantuar avokatët e Nehatit ndërkaq ne kemi thënë vetëm atë çka Nehati ka thënë para prokurorisë”, theksoi Gajiq për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Deputeti i PDK-së Shukri Buja kishte deklaruar në seancën e kuvendit se Thaçi ka qenë ushtar i UÇK-së, deklaratë kjo e kundërt me deklarimit e nënkolonelit të policisë para prokurorisë serbe./“Drejtësia në Kosovë”/

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...