Buja: Të prishet koalicioni, LDK shpresat te Gjykata Speciale për të dëmtuar PDK’në

PUBLIKUAR

Deputeti i PDK’së, Shukri Buja, ka thënë se duhet të prishet koalicioni me Partinë e Isa Mustafës. Ka argumentuar se këtë hap duhet ndërmarrë për shkak se LDK e dëshiron dobësimin e PDK’së. Dështimet e koalicionit sipas tij janë gabime të Kryeministrit për të cilat PDK’ja nuk duhet ta paguajë faturën e dështimeve.

Idenë për të prishur koalicionin po e vazhdojnë deputetët e PDK’së. Ish-Kryetari i Lipjanit, Shukri Buja ka deklaruar se nuk e sheh të arsyeshme vazhdimin e bashkë-qeversisjes me LDK’në , sipas tij LDK’ja nuk ka vizion politik e as nuk është partnere korrekte.

“LDK pret vetëm momentin e vet – dobësimin e PDK-së. Thaçin e kanë votuar vetëm për ta mbajtur pushtetin në të kundërtën nuk do ta votonin”, ka shtuar Buja.

“LDK Shpreson shumë në Gjykatën Speciale dhe dëmin që mund t’u shkaktohet partive të dala nga lufta, për të shkuar në zgjedhje të parakohshme nacionale”, ka deklaruar Buja.

Buja edhe më herët ka dalë kundër qeverisjes me LDK’në, duke thënë se gjithçka që po bën Kryeministri është në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Madje, Buja në një prononcim për Gazetën Express i ka numëruar dështimet e koalicionit ai ka thënë se deri më tash koalicioni nuk ka arritur ta kalojë në Parlament Demarkacionin e me gjasë s’do të kalohet as Asociacioni.

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...