Buja mesazh urimi për festën e Fiter Bajramit

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Lipjan ,z. Shukri Buja, me rastin e festës së ,Fitër –Bajramit, uron kreun e Bashkësisë Islame Lipjan si dhe të gjithë besimtarët e besimit islam të komunës sonë.

“Të nderuar besimtarë, më lejoni që në emrin tim dhe të gjitha strukturave të PDK-së, në Lipjan ,me rastin e përfundimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit t`ju uroj që Zoti i Lartësuar t`ua pranojë agjërimin dhe të gjitha veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar dhe gjithashtu t`ju shpërblejë me të mirat e Tij juve dhe familjeve tuaja. Uroj që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes. Unë sëbashku me strukturat organizative dhe anëtarësinë e PDK-së do të angazhohemi, që të gjithë së bashku të lutemi dhe të punojmë për zhvillimin dhe ngritjen e mirëqenies sociale dhe ekonomike të qytetarëve lipjanas”, thuhet në urimin e z.Buja. 

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...