Buja kërkon prishjen e koalicionit me LDK-në, e quan të dështuar propozimin për buxhetin e vitit të ardhshëm

PUBLIKUAR

Një deputet i PDK-së kërkon zgjedhje të reja dhe prishjen e koalicionit me LDK-në.

Shukri Buja thotë se propozimi i buxhetit për vitin e ardhshëm është i dështuar, për shkak se i ngarkon bizneset e qytetarët dhe s’i plotëson kërkesat e veteranëve.

Buja ka thënë se në zgjedhje duhet shkuar, sepse Qeveria ka dështuar me zhvillim ekonomik, me mos votimin e demarkacionit dhe me Asociacionin.

“Koalicioni me LDK-në është lidhur për hir të qytetarëve sa për me kalu disa procese, siç kanë qenë çështja e zgjedhjes së Presidentit, Demarkacioni dhe Asociacionit. Vetëm njëra nga këto është realizuar”, ka shtuar ai. /gazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...