Buja i pakënaqur me ndarjen e buxhetit për vitin 2017

PUBLIKUAR

Në intervistën në emisionin “Komiteti” të Zona Expres-it, Shukri Buja është shfaqur i pa kënaqur për ndarjen e buxhetit që është bërë nga qeverisja e LDK-së, duke krahasur Komunën E Lipjanit me atë të Klinës.

I pari i PDK-së në Lipjan Shukri Buja dhe Deputeti i Parlamentit të Kosovës, në emisionin “Komiteti” ka deklaruar se është i pa kënaqur me mënyrën se si Qeveria ka planifikuar buxhetin për vitin 2017.

Ndërsa sipas tij ky buxhet nuk është profesional sepse Qeveria ka planifikuar para më shumë për komunat me të cilat qeveris partia e LDK-së.

“Në qoftse i shihni komunat që menaxhohen apo pretendon ti mbaj LDK-ja i shihni projeksionet buxhetore për Ferizajin që janë jashtë çdo norme, në krahasim me Komunën e Prizrenit, në Komunën e Prizrenit janë rreth një milion euro projekte  nga qeveria ndërsa në komunën e Ferizajt janë tre milion e gjysmë, Lipjani i ka rreth tre milion buxhet se pretendojnë me mbajt se LDK, ndërsa Komuna e Klinës nuk e kalon treqind mijë euro”, ka thënë Buja.

Ndërsa sipas tij, vendi gjithësesi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...