Buja e Krasniqi përplasen për buxhetin dhe veteranët (Video)

PUBLIKUAR

Deputeti i PDK-së, Shukri Buja, dhe zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi janë përplasur me vete për çështjen e veteranëve të UÇK’së dhe për Buxhetin. Buja ka thënë se numri i veteranëve është rritur dhe sipas tij për këtë duhet të jap përgjegjësi dikush. Derisa, Krasniqi duke e mbrojtur buxhetin e Qeverisë ka thënë se veteranët do t’i marrin pensionet e tyre pa problem.

“Numri i veteranëve është rritur tepër. Mua numri i tyre më është rritur për dhjetëra persona.  Ata duhet të verifikohen, dhe të dihet se cili është numri i saktë dhe të marrin pensionet me meritë”, ka thënë Buja, derisa ka akuzuar Qeverinë se nga rritja e numrit të tyre po rrezikohet edhe buxheti, raporton Gazeta Express.

Por, me këtë konstatim nuk është pajtuar zëvendësministri Agim Krasniqi. Ai ka thënë se Qeveria është duke bërë çmos që pensionet për veteranë të sigurohen.

“Nuk ka rrezik të buxhetit. Ai do të miratohet dhe veteranët do t’i marrin pensionet e tyre”, ka thënë Krasniqi në RTK.

Buja gjatë tërë kohës ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se u ka vështirësuar jetën qytetarëve të Kosovës. /Express/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...