Buffon tregon se ka refuzuar fanellën me numrin një dhe shiritin e kapitenit

PUBLIKUAR

Gianluigi Buffon është lojtar i Juventusit përsëri. Portieri legjendar të enjten e ka kompletuar kthimin në Torino, duke nënshkruar kontratë njëvjeçare me Juventusin.

Ai u kthye te klubi bardhezi pas një sezoni të vetëm në Francë me kampionin e Ligë 1, Paris Saint-Germain, transmeton Gazeta Express.

Në fund të sezonit 2017/18, Buffon u largua nga Juve pas plot 17 vjetëve të paharrueshme në Allianz Stadium dhe kaloi te gjiganti francez.

Vetëm 12 muaj më pas, ai është kthyer, megjithatë.

41-vjeçari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, me pagë bazike prej 1.5 milionë euro në vit plus bonuse.

Pas sezonit të ardhshëm, Buffon e ka mundësinë të qëndrojë në klub duke marrë një rol si trajner apo drejtor.

Duke folur për kthimin te Juventusi, Buffon ka treguar edhe se ka refuzuar numri një që i ka ofruar Szczesny si dhe shiritin e kapitenit, gjest që tregon shumë.

“Szczesny dëshironte të më jap fanellën me numrin 1 dhe Chiellini shiritin e kapitenit, por refuzova. Do ta veshi fanellën me numrin 77”, deklaroi Buffon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...