Buffon tregon pse s’e braktisi Juventusin pas skandalit Calciopolit

PUBLIKUAR

Gianluigi Buffon ka shpjeguar pse i qëndroi besnik Juventusit edhe pas skandalit të madh të futbollit italian “Calciopoli”, kur “Zonja e vjetër” u dënua për kurdisje të rezultateve duke u dërgua të bëjë gara në nivelin e dytë të futbollit italian, Serie B.

Portieri i Paris Saint-Germainit sapo e kishte fituar Kupën e Botës kur bardhezinjtë u degraduan në Serie B. Në atë kohë, ai ka mundur t’i bashkohej cilitdo klub në botë, por zgjodhi të qëndrojë me Juven, transmeton Gazeta Express.

Ai e fitoi Serinë B në sezonin e parë të Juventusit në këtë nivel dhe u rikthye në Serie A, ligën elitare italiane, pas një sezone.

“Në futboll mund të përçosh mesazh përmes besnikërisë”, tha Buffon për L’Equipe.

“Për t’u thënë tifozëve: ‘Do të jem aty, në momente të vështira’. Ne luajmë për famë, para, trofe dhe shumë gjëra tjera, por luajmë edhe për ta ndier ndjesinë e përkatësisë”, tha Buffon.

/Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...