Buffon shpreson që ta fitojë Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Gianluigi Buffon, kapiteni i Juventusit, shpreson që Kampioni i Italisë ta ngrejë lartë trofeun e Ligë së Kampionëve

 

Legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon shpreson që këtë sezon ta ngrejë lartë trofeun e Ligë së Kampionëve, të cilën e ka ëndërr.

Ai e kishte këtë mundësi në sezonin 2014/2015, por u mposhtën në finale nga Barcelona me rezultat 3:1.

“Ëndrra  për ta fituar Ligën e Kampionëve nuk është vetëm e imja te Juventusi. Këtë e dëshirojnë të gjithë në Juventus. Dhe këtë do të mundohemi ta bëjmë realitet”, ka deklaruar Buffon para ndeshjes me Sevillan.

“Ajo që ne kemi bërë në Ligën e Kampionëve deri më tani nuk kanë qenë të mjaftueshme. Ne duhet të mbetemi ambicioz. Ne jemi përmirësuar nga viti në vit”, ka theksuar italiani. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...