Buffon shpërthen me nervozizëm ndaj bashkëlojtarëve

PUBLIKUAR

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka shpërthyer me nervozizëm të theksuar ndaj bashkëlojtarëve pas humbjes 1-0 ndaj Napolit në fundjavë.

Napoli e mposhti Juven falë golit të vonshëm me kokë të Kalidou Koulibaly, duke e zvogëluar epërsinë e Juventusit në vetëm një pikë në krye të renditjes në Serie A, transmeton Gazeta Express.

“Zonja e vjetër” do të ketë përballje shumë më të vështira në katër xhirot e mbetura, pasi do të ballafaqohet me Interin dhe Romën, prandaj nuk i lejohet të bëjë më gabime.

Sipas të gjitha gazetave të mëdha të sportit në Itali, Buffon iu ka drejtuar bashkëlojtarëve më fjalë të ashpra në dhomën e zhveshjes, veçanërisht Medhi Benatias.

Qendërmbrojtësi maroken dështoi ta mbulonte Koulibalyn në rastin e golit të fitores dhe për këtë mori kritika të ashpra nga kapiteni. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...