Buffon: Serie A më ndryshe

PUBLIKUAR

Gianluigi Buffon pret një Serie A më ndryshe se viteve të kaluara, teksa ka paralajmëruar Juventusin se do ta ketë të vështirë rrugëtimin për te titulli i gjashtë me radhë i Scudettos.

Portieri dhe kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, pas barazimit 1:1 me Romën dhe fitores pas ekzekutimit të penaltive, tha për “Mediaset Premium”, se Serie A do të jetë më ndryshe këtë edicion.

Buffon mendon se “Zonja e Vjetër” do ta ketë më të vështirë këtë edicion të arrijë te Scudetto, pasi janë forcuar Roma, Inter e Milan – që i sheh si rival direkt për titull.

“Ky do të jetë vit i vështirë për Juventusin, sepse shumë ekipe janë forcuar, si Roma, Inter dhe Milan, derisa Napoli ka mbajtur yjet e saj”, tha Buffon.

“Ne besojmë në aftësitë tona që na kanë sjell këtu ku jemi sot dhe besojmë se edhe më tej kemi për të dhënë”, shtoi Buffon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...