Klubi i Juventus ka bërë të ditur se legjenda e portës, Gianluigi Buffon, ka nënshkruar një kontratë të re me klubin, kontratë e cila e mba lojtarin të lidhur me klubin torinez deri në 2018.
“Jam jashtëzakonisht krenar për besimin që klubi tregoi tek unë edhe njëherë. Shpresoj që historia ime fantastike me klubin të vijojë dhe në të shijojmë më tepër suksese. Edhe në këtë moshë që jam, akoma ka vend për përmirësime dhe këtu është vendi i duhur për ta bërë” deklaroi portieri pas firmosjes së kontratës.
Buffon u bashkua me bardhezinjtë në vitin 2001. Ai ka gati 600 paraqitje me Juventusin dhe numëron 7 Schudetti të fituar. Buffon ka gjithashtu 152 paraqitje me Italinë, me të cilët fitoi edhe Kupën e Botës në vitin 2008. / shqiperiaime.al


