Buffon, rekorderi i ri

PUBLIKUAR

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, e ka thyer rekordin për kohën më të gjatë pa pranuar gol në Serie A.

38-vjeçari duhej që të mos pranonte gol në minutat e para në ndeshjen ndaj Torinos, për ta thyer rekordin e Sebastiano Rossit prej 929 minutash pa pranuar gol, të vendosur në sezonin 1993/1994.

Seria e ndeshjeve pa gol e kapitenit bardhezi nisi nga 10 janari, kur për herë të fundit ishte mposhtur nga Antonio Cassano në sfidën ndaj Sampdorias.

Që atëherë, ai vazhdoi të mos pranonte gol në kampionat dhe në derbin lokal ndaj Torinos e theu rekordin dhe madje vendosi rekord të ri prej 974 minutash pa pranuar gol.

Megjithatë, goli i pranuar nga penaltia në pjesën e dytë, e ka penguar Buffonin që ta kërkonte edhe rekordin botëror në ligat elite që mbahet nga portieri i Vasco da Gamas, Mazaropi, i cili në sezonin 1977/1978 ka kaluar 1.816 minuta pa pranuar gol në kampionatin brazilian. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...