Gigi Buffon ka ngritur Superkupën e shtatë të Juventusit dhe mendon se ata kanë ndryshuar në momentin e duhur.
Shumë kanë pritur që Bianconerët të vuajnë pas largimit të Carlos Tevez, Andrea Pirlo dhe Arturo Vidal.
Por dy përforcimet e reja Mario Mandzukic dhe Paulo Dybala shënuan në fitoren e djeshme 2-0 ndaj Lazios.
“Ne kemi ndryshuar tre figura thelbësore si Andrea, ARturo dhe Carlos, andaj një çmim i vogël duhej të paguhej për këtë”, ka thënë Buffon në konferencën për shtyp.
“Sidoqoftë nëse kishte një moment kur ekipi duhej të rinovohej dhe të merreshin rreziqe, atëherë ishte ky. Ne kemi krijuar një bazë për të fituar edhe shumë vite të tjera”, ka shtuar italiani. /Telegrafi/


