“Buffon e meriton Topin e Artë”

PUBLIKUAR

Paolo Rossi dhe Gianni Rivera, dy ish legjendat e Italisë, mendojnë se Gianluigi Buffon e meriton Topin e Artë

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon me 3 qershor do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve. Kjo do të jetë hera e tretë në karrierë për portierin e Italisë që luan në finale të kësaj gare.

Gianni Rivera, ish anëtari i Italisë dhe Mianit, mendon se Gianluigi Buffon e meriton ta fitoj Topin e Artë, pas një paraqitje të shkëlqyeshme këtë sezon.

“Buffoni e meriton çmimin për atë që bën ende në fushë. E nëse do ta fitonte Championsin me Juventusin do të ishte për të arritja e panumërt e një karriere të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Rivera.

Kurse, i të njëjtit mendim është edhe ish sulmuesi i Juventusit dhe Milanit, Paolo Rossi

“Buffoni do të mund ta fitonte bashkë me Championsin. Gigi është edhe sot e kësaj dite mes më të mirëve në botë falë një fiziku të çeliktë”, ka theksuar ai.

Në nëntë vitet e fundit fitues të Topit të Artë kanë qenë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ylli i Barcelonës ka fituar pesë herë këtë çmim, derisa sulmuesi i Real Madridit kate herë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...