Buffon e konfirmon pensionimin nga kombëtarja

PUBLIKUAR

Gianluigi Buffon ka konfirmuar se është pensionuar nga kombëtarja pas dështimit të Italisë të kualifikohet për Kupën e Botës Rusia 2018.

Italia barazoi mbrëmë në shtëpi me Suedinë në kuadër të ndeshjes së dytë të “play-off” për Kupën e Botës, pasi që e kishte humbur ndeshjen e parë në Stokholm, dhe kështu dështoi të sigurojë pjesëmarrjen në botëror pas plot 60 viteve, transmeton Express.

“Është turp që ndeshja ime e fundit zyrtare rastësisë me dështimin për t’u kualifikuar në Kupën e Botë3s. Por, natyrisht futbolli italian ka të ardhme sepse ne kemi krenari, aftësi, përkushtim dhe pas kohërave të këqija ne gjithmonë gjejmë mënyrën për t’u ngrehur në këmbë”, ka thënë Buffon pas ndeshjes.

“Po e lë këtë skuadër italiane e cila di si të flasë për vete”, ka shtuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...