Gianluigi Buffon, kapiteni i Italisë, ka vendosur një rekord gjatë miqësores mes Italisë dhe Gjermanisë
Portieri i Juventusit, në këtë takim, ka regjistruar paraqitjen e 167 për Azzurrët, përcjell Express.
Kështu, Buffon, i cili ka debutuar me Italinë në vitin 1997, ka barazuar rekordin me portierin e Spanjës, Iker Casillas.
Por, tani Buffon e ka rastin që ta kaloj spanjollin, pasi ky i fundit nuk po ftohet më nga selektori i Spanjës


