Buffon arrin marrëveshje me gjigantin evropian

PUBLIKUAR

Mediat franceze raportojnë se Gianluigi Buffon do të nënshkruajë me Paris Saint-Germainin javën e ardhmes, menjëherë pasi të mbyllet periudha e Financial Fair Play për kampionin francez.

40-vjeçari vendosi ta braktisë Juventusin pasi kontrata i mbaroi në fund të këtij sezoni, por do të vazhdojë të luajë duke hedhur poshtë mundësinë të pensionohet, transmeton Gazeta Express.

Ka kohë që flitet se ai ka arritur marrëveshje me PSG-në, por deri tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.

Por, RMC Sport raporton se Buffon vërtet ka arritur marrëveshje dyvjeçare me PSG-në, megjithëse ende s’e ka nënshkruar kontratën.

PSG dëshiron të shesë lojtarë – përfshirë Javier Pastoren në Romë – para se të nënshkruajë me Buffonin, në mënyrë që të mos i shkel rregulloret e FFP.

Si pasojë, Buffon do të zyrtarizohet vetëm pas 30 qershorit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...