Bruksel: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për integrimin e gjyqtarëve serb

PUBLIKUAR

Të dyja palët, Edita Tahiri dhe Marko Djuric, kryeegociatorët për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, janë pajtuar sot për hapat e fundit për zbatimin e Marrëveshjes së Drejtësisë, e arritur në dialog më 9 shkurt 2015, njohton Shërbimi i Jashtëm Aksional Evropian (EEAS).

Shërbimi i Jashtëm Aksional Evropian do të marrë konfirmimin nga të dy palët më 9 dhjetor 2016 se ata kanë përmbushur detyrimet e zbatimit lidhur me gjyqtarët, prokurorët dhe stafin gjyqësor që do të integrohen në gjyqësorin e Kosovës. Integrimi i tyre do të bëhet plotësisht efektive, më 10 janar 2017.

Bashkimi Europian përgëzon palët për këtë arritje dhe u bën thirrje atyre për të përshpejtuar progresin në punën e mbetur në zbatimin e implementimit të marrëveshjeve, në veçanti Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe dhe për Energjinë, përfundon njoftimi i EEAS./GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...

Bashkëjetesa me një të mitur i kushton burrit në Ferizaj, përfundon në Polici

Një person është shoqëruar në Policinë e Ferizajt, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me...