Brozovic me një gol fantastik në fitoren e Kroacisë kundër Rusisë (Video)

PUBLIKUAR

Kroacia ka arritur fitore në miqësoren kundër Rusisë, me rezultat 1-3.

Çdo gjë filloi me golin e rusëve në minutën e 15-të nga Fedor Smolov, por kjo ishte e gjitha që vendasit arritën të tregonin.

Në pjesën e dytë kroatët u kundërpërgjigjën me tre gola, duke e vulosur fitoren.

Autorët e golave ishin Nikola Kalinic, Marcelo Brozovic dhe Mario Mandzukic, por goli i ndeshjes erdhi nga mesfushori i Interit.

Brozovic në minutën e 60-të me një goditje të fortë jashtë zone, e befasoi portierin kundërshtar duke shënuar një gol mjaft të bukur. /Telegraf

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...