Broja shënon një tjetër statistikë të madhe në Angli, pas golit të sontëm ndaj West Hamit

PUBLIKUAR

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ka vazhduar me formën e mirë. Ai shënoi gol sonte për Southamptonin në Kupën FA, duke ndihmuar skuadrën e tij për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Southamptoni ishte nikoqir i West Ham Unitedit në 1/8 e finales, teksa shënoi fitore me rezultatin 3:1, shkruan Gazeta Express.

Broja hyri si zëvendësues në pjesën e dytë, teksa vulosi fitoren e skuadrës së tij duke shënuar golin e tretë në minutat e fundit të ndeshjes (90+5).

20-vjeçari me golin e shënuar sonte, ka regjistruar një tjetër statistikë. Broja është bërë njëri nga tre lojtarët nën moshën 21-vjeçare në Premier Ligës që është përfshirë drejtpërdrejt në dhjetë gola, me nëntë gola dhe një asistim.

Bashkë me sulmuesin që është në pronësi të Chelseas, në dhjetë gola janë përfshirë edhe Bukayo Saka (Arsenal) dhe Michael Olise (Crystal Palace). /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...