Armando Broja do të jetë mungesa e madhe e Shqipërisë për sfidën kundër Anglisë, mbrëmjen e sotme në “Wembley”.
Sulmuesi shqiptar do të jetë në tribuna për ndeshjen më të rëndësishme të kuqezinjve në këto eliminatore, shkruan Gazeta Express.
Ndihmësi i Edi Rejas, Hamdi Salihi ka treguar se Broja nuk ka problem me lëndim, por trajneri vendosi ta lërë në tribunë, në respekt të lojtarëve të tjerë, që ishin stërvitur gjatë gjithë javës.
“Broja është mirë për fat dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës. Për sot trajneri vendosi ta lërë në tribunë, në respekt të lojtarëve të tjerë, që ishin stërvitur gjatë gjithë javës”, tha Salihi për Supersport.
Shqipërinë vetëm fitorja e mban në lojë për kualifikim në Kampionatin Botëror. /Gazeta Express/


