Brocchi kritikon Baccan pas barazimit

PUBLIKUAR

Cristian Brocchi ka kritikuar Carlos Baccan për largimin nga fusha teksa ndjen se Milanit i mungoi përkushtimi në barazimin pa gola ndaj Carpit.

Trajneri i ri Rossoner arriti në debutim një fitore te Sampdoria, por u vërshëllye në San Siro.

“Nuk kam pritur një ndeshje tjetër, pasi Carpi është skuadër e organizuar”.

“Ekipi tentoi të luajë dhe të lëvizvë topin, por ishte shumë e vështirë. Na munguan rastet e shënimit dhe finalizimi”.

“Jam i pakënaqur që Bacca nuk shtrëngoi dorën e Menez. Në atë moment ishte një gjë që duhej ndodhur në këtë ndeshje ai zëvëndësim, por shumë keq ajo sjellje. E zëvëndësova Baccan sepse kam pasur nevojë për një lojtar që do të më ndihmonte në situatat 1 me 1”, potencoi Brocchi.

Bacca në zëvëndësim nuk përshëndeti Menezin dhe nuk u ndal fare në pankinë, shkoi në zhveshtore dhe më pas shkoi në shtëpi, ende pa përfunduar takimi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...