Britanikët “e pa kënaqur” kërkojnë një referendum të dytë!

PUBLIKUAR

Rreth 48 për qind e votuesve të cilët dëshironin të mbeteshin në Bashkimin Evropian janë të pakënaqur me rezultatet e referendumit, sa që kanë iniciuar një peticion për mbajtjen e një referendumi të dytë.

“Nënshkruam për implementimin e rregullës në të cilën nëse votat ‘Pro ose Kundër’ janë më pak se 60 për qind, bazuar në një dalje në votime në më pak se 75 për qind, duhet të ketë një referendum tjetër”, thuhet në peticionin e iniciuar këtë mëngjes.

Siç raportojnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, tanimë është bërë e vështirë qasja në peticion, me sa duket për shkak të ngarkesës në rrjet.

Thuhet gjithashtu se deri më tani janë mbledhur 55 mijë nënshkrime dhe ka një rritje për rreth njëmijë nënshkrime në minutë.

Po sipas medieve britanike, të gjitha peticionet që marrin mbi 100.000 nënshkrime duhet të konsiderohen për debat në Kuvend, siç ishte rasti me atë të legalizimit të kanabisit.

Natyrisht, po sipas këtyre medieve, përcjell Telegrafi, një referendum i dytë pothuajse me siguri do të refuzohej, pasi referendumet nuk janë një gjë e tillë që ju mund të merrni një “shans të dytë”.

Britania votoi për tu larguar nga Bashkimi Evropian, me një diferencë të ngushtë dje, me një pjesëmarrje prej 72 për qind.

Për tu larguar kishin votuar 51.9 për qind (17,410,742 vota), ndërsa për të qëndruar 48.1 për qind (16,141,241 vota).

E kryeministri britanik, David Cameron i cili kishte mbështetur fushatën për qëndrim në BE, ka dhënë dorëheqje.

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...