Britania, sundimtarja e ujërave: Kush guxon të luftojë me shtetin që ka këtë luftanije? (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Armiqtë e Britanisë do të “mendojnë dy herë” para se të fillojnë një luftë kur të shikojnë luftanijen më të madhe mbretërore të prodhuar ndonjëherë.

Duke folur për aeroplanmbajtësen HMS Queen Elizabeth, që peshon plotë 72.000 ton dhe që është e gjatë 284 metra, kapiteni Simon Pettit ka deklaruar se po qëndron pranë armës më të “fuqishme” konvencionale kundër Shtetit Islamik, transmeton Telegrafi.

Sipas zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, deri në vitin 2020 kjo anije pritet të futet në funksion, ku nga ajo do të mund të nisen në misione të ndryshme 24 aeroplanë luftarakë të tipit F-35, të pajisur me raketa telekomanduese me laser.

Dhe derisa aeroplanët luftarakë F-35 bombardojnë caqet e armikut, aeroplanmbajtësja falë radarëve të sofistikuar do të përkujdeset për njerëzit e vet në ajër, duke kontrolluar një rreze deri në 200 kilometra nëse ndonjë aeroplan i armikut u sillet pranë.

Në këtë anije gjigante janë të instaluar edhe mitralozët të kalibrit të madh, që brenda një minute mund të shkrepin deri në 6.000 fishekë, që do të jenë fatal për armikun.

Përpos teknologjisë së avancuar të përdorur në këtë luftanije, aty nuk do të mungoj edhe luksi dhe eleganca, ku kabinat e fjetjes për ushtarë do të jenë të pajisura me shtretër të rehatshëm, sistemi të ajrit të kondicionuar dhe pajisje tjera moderne. /Telegrafi/

Luftanija 2

Luftanija 3

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...