Britania s’përfshihet në hetime për vdekjen e Deharit

PUBLIKUAR

Ministria e Drejtësisë ka iniciuar procedurat disiplinore ndaj katër zyrtarëve të Burgut të Prizrenit në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit. Lëvizja “Vetëvendosje” shprehet e pakënaqur me këtë vendim, me ç’rast kërkon dorëheqjen e ministrave Skender Hyseni dhe Dhurata Hoxha. Ndërsa Britania ka refuzuar përfshirjen në hetime për rastin “Dehari”.

Pikërisht ditën kur gazeta “Zëri” ka raportuar se në Prizren do të ndodhin shkarkimet e para në sajë të përgjegjësisë për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Burgun e Prizrenit, një gjë e tillë edhe ka ndodhur.

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur dje se në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ka iniciuar procedurat disiplinore ndaj katër zyrtarëve në këtë qendër.

Procedurat janë iniciuar ndaj një zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve, si dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit. Kjo vjen pas një hetimi të bërë nga ana e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë.

Por, Ministria njofton se gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së Astrit Deharit.

Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë zbatimit të procedurës së inspektimit, siç njofton Ministria, në pajtim me detyrat dhe obligimet e veta ligjore, ka dërguar raportin e inspektimit të procedurave të ndjekura me rastin e vdekjes së të burgosurit Astrit Dehari.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...