Brescia e pranon ofertën e Interit për Tonalin

PUBLIKUAR

Brescia e ka pranuar ofertën e Interit për Sandro Tonalin, por rivali i qytetit Milani nuk dëshiron të dorëzohet në luftë për mesfushorin italian.

Sipas mediave italiane, Interi ka bërë ofertë për ta huazuar Tonalin me obligim për ta blerë për 30 milionë euro plus bonuse, ofertë të cilën e ka pranuar presidenti i Brescias, Massimo Cellino, transmeton Gazeta Express.

Por Cellino i ka kërkuar 5 milionë euro shtesë.

Tonali dëshiron t’i bashkohet Interit, por sipas Sky Sport Italia, Milani është i gatshëm ta barazojë ofertën e zikaltërve.

Por kuqezinjtë nuk e kanë përfshirë obligimin për ta blerë italianin e ri, duke përgatitur ofertë me opsion për ta blerë në fund të sezonit 2020/21.

Cellino dëshiron që obligimi për blerjen e tij të jetë pjesë e marrëveshjes dhe mediat italiane e pranojnë se dëshira e Tonalit është Interi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...