Brazili shpreson ende në Ancelottin

PUBLIKUAR

Brazili mbetet ende me shpresë që Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madridi dhe ta marrë në dorë këtë kombëtare.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Athletic”, përcjell “Gazeta Express”.

Edhe pse trajneri italian më herët gjatë këtij muaji theksoi se dëshiron ta respektojë kontratën me “Los Blancos”, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2024, Federata e Futbollit të Brazilit mbetet optimiste rreth angazhimit të tij tek “Seleçao”.

Brazili madje e ka shtyrë afatin e fundit për ta zyrtarizuar selektorin e ri të Kombëtares.

Kombëtarja jug-amerikane po dështon që një kohë të gjatë për ta fituar Botërorin dhe për këtë po planifikon ta angazhojë Ancelottin, me të cilin do të synonte ta fitojë Botërorin e vitit 2026, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...