Brazili pa Neymarit kundër Argjentinës së Messit

PUBLIKUAR

Brazili do të jetë pa Neymarin kundër Argjentinës sonte pas mesnatës, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain e pësoi një lëndim dhe nuk udhëtoi fare me ekipin e tij drejt Argjentinës, raporton Gazeta Express.

Neymari luajti 90 minuta të plotë në fitoren e Brazilit 1:0 kundër Kolumbisë të enjten, duke e përgatitur golin vendimtar të shënuar nga Lucas Paqueta.

Federata e Futbollit e Brazilit konfirmoi se 29-vjeçari e ka lënduar kofshën.

“Për shkak të një lëndimi në kofshe, Neymari nuk do të luajë kundër Argjentinës këtë të marte (16 nëntor), për kualifikime për Kupën e Botës”, thuhet në një njoftim të Federates braziliane.

“Neymari nuk udhëtoi drejt Argjentinës me ekipin kombëtar brazilian dhe do të rikthehet në Francë këtë të mërkure”.

Brazili është lider i tabelës në Amerikën Jugore me 34 pikë, gjashtë më shumë se Argjentina dhe e ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në Katar 2022.

Argjentinës, për të cilën Messi do të luajë titullar, i duhet fitorja pë ta siguruar kualifikimin sonte. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...