Brazili nuk është dorëzuar, Rodrigues e dëshiron vetëm Ancelottin

PUBLIKUAR

E ardhmja e Carlo Ancelottit në Real Madrid ka qenë objekt spekulimesh gjatë muajve të fundit.

Italiani ka përsëritur shpeshherë dëshirën e tij për të qëndruar në “Santiago Bernabeu” për të paktën edhe një sezon, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Ancelotti vazhdon të jetë në shënjestër të Federatës së Futbollit të Brazilit, sipas “Mundo Deportivo”.

Kombëtarja braziliane vazhdon të jetë pa trajner që prej largimit të Tites.

Presidenti i Federatës braziliane, Ednaldo Rodrigues, nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të punësuar Ancelottin.

Pavarësisht deklaratës së vazhdueshme të 63-vjeçarit për të qëndruar në Real Madrid, Rodrigues ka pranuar se ende nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për ta bindur atë.

“Ne bëmë një plan, ‘Plani A’ është Ancelotti. Siç thonë në boks, nuk e kam hedhur ende peshqirin”, është shprehur ai.

Mbetet për t’u parë nëse Brazili do t’ia del ta bindë Carlo Ancelottin. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...