Bravo jashtë për tri javë

PUBLIKUAR

Agjenti i portierit të Barcelonës, Claudio Bravo ka konfirmuar se lëndim do ta mbajë atë jashtë fushave tri javë.

Mungesa e Bravos u konfirmua të martën, por klubi i tij nuk kishte vënë një datë se deri kur do të zgjaste.

“Claudio është mirë. Kam biseduar me të dhe ai është i qetë . Është një lëndim që do t’i marrë tre javë kohë për tu kthyer 100 % “, ka thënë agjentit i lojtarit Cristian Ogalde.

“Ai mendon se pas një jave do të jetë mirë, por lëndimet e tilla duhet të rikuperohen plotësisht që të mos ketë probleme në muajt e ardhshëm. Ai do ti humbas disa ndeshje në kampionat, por do të kthehet. Ai duhet të jetë i aftë (për të luajtur me Brazilin më 8 tetor). Ai do të ketë të paktën një javë stërvitje me Barcelonën deri atëherë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...