Bratisllavë: Kosova në mesin e pjesëmarrësve në samitin për Ballkanin

PUBLIKUAR

Bratisllavë: Kosova në mesin e pjesëmarrësve në samitin për Ballkanin

Në Bratisllavë të Sllovakisë sot fillon mbledhja dyditëshe e ministrave të jashtëm të Grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën pritet të vërtetohet nevoja e zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian.

“Ministrat do të vërtetojnë rëndësinë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, zgjerimit të BE-së, dhe gatishmërisë, që edhe më tutje të ndihmohen partnerët nëpërmjet transmetimit të përvojave autentike nga procesi i tranzicionit të vet dhe i eurointegrimit”, ka njoftuar Ministria e jashtme e Sllovakisë.

Anëtarët e Grupit të Vishegradit, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria, pritet që ta miratojnë deklaratën e përbashkët për rajonin ballkanik dhe themelimin e një fondi special të solidaritetit për Ballkanin Perëndimor, me seli në Tiranë, sipas shembullit të fondit të ngjashëm për mbështetje të bashkëpunimit rajonal në kuadër të Grupit të Vishegradit, raporton agjencia Beta.

“Pos, zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, në samit marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë”, ka konfirmuar ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurtz. /rel/

SHIKO MË SHUMË

Fillim i ngrohtë i javës në Kosovë, ndryshim i motit nga e enjtja

Moti në Kosovë gjatë periudhës 7–11 shtator pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, i...

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...