Braktiset Nisma në Lipjan, vazhdon si iniciativë lokale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

1978606_428271333985112_1707066960_n

Në një një Komunikatë Nenkryetari i Komunës së Lipjanit Fitim Selimi ka njoftuar se Nisma për Kosoven Dega në Lipjan do të vazhdoj si  Iniciativë Qytetare për Lipjanin, ai ka thënë se ky vendim është marr nga kryesia e Iniciativës Qytetare për Lipjanin.

Në komunikatë thuhet:

Nga shqyrtimi i mbrëmshëm, me pjesemarrje komplete të anëtarëve te Kryesisë së degës se Nismes për Lipjan, dolen konstatimet dhe vendimi vijues.
Iniciativa Qytetare për Lipjanin, e cila i përmbylli dy procese zgjedhore me pjesëmarrjen aktive të saj, si forcë ndikuese politike, si ne nivelin lokal, duke bashkërenditur ativitetitin e saj politik e organizativ me partnerë te koalicionit, ashtu edhe në nivelin qëndror duke u bërë pjesë përbërëse e Nismes për Kosoven , konsideron që zhvillimet e fundit në vend nga të gjitha aspektet, imponojnë qasje të kujdesëshme në hapat e metejmë të zhvillimit të saj.
Duke qenë pjesë përbërëse e Nismes për Kosoven , me rastin e shqyrtimit te përcaktimeve të Nismes për t’u profilizuar, ndërtuar dhe transformuar nga një iniciativë qytetare, në parti politike, konstaton që pozicioni i saj në këtë proces duhet të rishqyrtohet .
Me faktin se ne si strukturë lokale nuk shohim hapsirë të mjaftueshme per te ndikuar esencialisht në ndertimin e struktures, profilit, si dhe synimeve per te ardhmen të ketij subjekti në ndërtim, dhe me qëllim të ruajtjes së synimeve parësore të Iniciatives sonë, duke mos rrezikuar me shmangëje nga këto synime, konsiderojmë që është e drejtë ne raport me anetaresinë tonë, të mbajmë qëndrim të rezervuar nga statusi i pjesemarrësit pasiv në këtë proces. Me këtë rast, pas një analize detale merret vendimi që në këtë fazë, t’i kthehet subjektivitetit të saj si iniciativë lokale, me obligim që në kontinuitet të analizoj mundësinë e rirreshtimit me, apo ne kuader te forcave politike qe do t’i përshtateshin profilit dhe synimeve te saj.

Kryesia e Iniciatives Qytetare për Lipjanin

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...