Braktisësve të Strehimores do t`u konfiskohen banesat

PUBLIKUAR

Komuna po planifikon t’ua marrë banesat atyre që i kanë braktisur ato pa njoftuar autoritetet. Së paku 3 familje, banorë në ndërtesën e banimit kolektiv në Magurë të Lipjanit, kanë mbyllur për banim banesat e tyre dhe kanë ikur pa lënë asnjë gjurmë.

Destinimi i largimit të tyre nuk është ende i qartë plotësisht, ndërsa autoritetet komunale të Lipjanit kanë dhënë edhe ultimatume për rikthim familjesh ose marrje banesash.

Madje drejtori i Shëndetësisë në Lipjan, Avdullah Fazliu, ka thënë se ka dërguar shkresë edhe në Stacionin policor rreth këtij rasti dhe ka kërkuar që të hyhet në banesa ku askush nuk përgjigjet, derisa ato janë dhënë në shfrytëzim dhe janë pronë komunale.

“Tri familje i kanë mbyllur banesat në objektin e banimit kolektiv në Magurë dhe nuk janë aty, ndërsa ne kemi bërë kërkesë edhe në polici që t’i hapim dyert, sepse nuk përgjigjet askush brenda tyre dhe kanë mbetur me gjasë të pashfrytëzueshme nga familjet që i kishin përfituar në shfrytëzim.

Ne e kemi dhënë një ultimatum dhe pas mospërgjigjes do të veprojmë me polici, sepse kemi mjaft familje që kanë nevojë për strehim”, ka thënë Fazliu, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...