BQK zvogëlon tarifat për depozitim të monedhave

PUBLIKUAR

Banka Qëndrore e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të angazhimit për lehtësim të qarkullimit të parave të gatshme në ekonomi, këtë fillimvit kanë rishikuar tarifat që i aplikon ndaj bankave për transaksionet e ndërsjella monetare, raporton Gazeta Express.

Andaj sipas BQK’së është zvogëluar tarifa për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro në BQK nga 5,00% në 3,75%.  Ky ndryshim do të jetë efektiv nga data 1 mars 2022.

 

“Vendimi për zvogëlimin e tarifës për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro është marrë në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të BQK-së.  BQK-ja pret që tarifa e ndryshuar të ndikojë në ngritjen e qasjes si të qytetarëve ashtu edhe të bizneseve në shërbimet e bankave vendore me para të gatshme. Përndryshe, kostoja aktuale për BQK-në për realizimin e operacioneve të lidhura me aktivitetin bankar të depozitimit të monedhave metalike vazhdon të mbetet e konsiderueshme”, thuhet nga BQK.

Tutje nga Banka Qëndrore e Kosovës kanë thënë se sa i përket furnizimit me monedha metalike të denominuara në euro, që nga viti 2015, tarifa e aplikueshme për bankat vendore për tërheqje falas.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...