Bournemouth e pranon ofertën e Manchester City për Nathan Ake

PUBLIKUAR

Bournemouth e ka pranuar ofertën e Manchester City në vlerë prej 45 milionë euro, për qendërmbrojtësin Nathan Ake.

Bisedimet mes klubeve për përfaqësuesin e Holandës kishin nisur para se të përfundonte ky sezon në Premierligë, por rënia e Bournemouth nga liga të dielën ishte konfirmim për largimin e 25-vjeçarit këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Ake iu bashkua Bournemouthit nga Chelsea në vitin 2017 për një shumë rekorde për klubin, 22 milionë euro dhe ishte përfolur se do të kthehej në Stamford Bridge, por City ia doli ta rrëmbejë atë.

City ka qenë në kërkim të një qendërmbrojtës që prej largimit të Vincent Kompany në fund të sezonit 2018/19.

Ake i zhvilloi 29 ndeshje në Premierligë këtë sezon për Bournemouth, por nuk arriti t’i ndihmojë klubit ta shmangë rënien nga liga, pasi skuadra e Eddie Howes përfundoi në vendin e 18-të.

Shitja e tij në City për 45 milionë euro do të jetë rekorde për klubin

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...