Botërori vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit çerekfinale

PUBLIKUAR

Këtë të shtunë do të mësohen emrat e dy kombëtarëve të fundit gjysmëfinaliste në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen dy ndeshje çerekfinale, të cilat pritet të jenë mjaft interesante – shkruan Gazeta Express.

Me fillim nga ora 16:00 do të takohen Maroku e Portugalia, në stadiumim “Al Thumama”.

Marokienët në çerekfinale kaluan pasi eliminuan Spanjën në raundin paraprak, kurse portugezët dolën triumfues kundër Zvicrës.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet nga ora 20:00, mes Anglisë dhe Francës, në stadiumin “Al Bayt”.

“Tre Luanët” në këtë fazë kaluan pasi eliminuan Senegalin në 1/8 e finales, kurse “Gjelat” fituan kundër Polonisë.

Ekipet fituese nga këto ndeshje do të takohen pastaj në gjysmëfinale të Kupës së Botës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...