Botën e presin mega-tërmetet!

PUBLIKUAR

Gjashtë tërmete të mëdha janë regjistruar të mërkurën, të enjten dhe në fundjavë, përfshirë disa shkatërruese në Japoni dhe në Ekuador që vranë më shumë se njëqind persona e mbi njëmijë u plagosën. Shkencëtarët kanë frikë se kjo seri tërmetesh të forta mund të jetë paralajmërim i keq.

Shkencëtarët shprehen se ky numër i madh i tërmeteve të forta në Azi dhe në Paqësor do të thotë se vjen një tërmet mega-tërmet kataklizmik, siç që ka goditur Nepali në vitin 2015 ku u mbytën mbi 8.000 persona, transmeton Telegrafi.

Dridhjet e përditshme të tokës nuk janë të pazakonta, por shkencëtarët janë të shqetësuar me rritjen e numrit të tërmeteve të fuqishme në zonën e Paqësorit për një periudhë të shkurtër kohore.

 “Situata aktuale mund të na çojë në shfaqjen e të paktën katër tërmeteve të mëdha të madhësisë prej 8 të shkallëve të Rihterit. Nëse nuk ndodhin në javët e ardhshme, ka të ngjarë që në të ardhmen të jenë më të frikshme – tërmete kolosale”, paralajmëron Roger Bilha, sizmolog nga Universiteti i Kolorados.

– See more at: http://gazetafjala.com/boten-e-presin-mega-termetet/#sthash.JWKm14nB.dpuf

SHIKO MË SHUMË

Ilir Deda: Jepini kohë Presidentes së re, efektet mund t’i matni pas tre muajsh

Analisti politik, Ilir Deda, tha se presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, duhet t’i jepet...

Ishte në kërkim nga policia për veprën penale: “Vjedhje” arrestohet një 26-vjeçar

Gjatë mesnatës së djeshme zyrtarët policorë të stacionit policor në Ferizaj, kanë arrestuar një...

Hetimet për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë, policia sekuestron disa SIM-kartela

Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit,...