Klubi më i trofeshëm në historinë e basketbollit amerikan, Boston Celtics, ia ka treguar vendin Cleveland Cavaliers, duke mposhtur nënkampionin e NBA me rezultat 104-103 në sekondën e fundit me “buzzer beater”.
Takimi kaloi në dominim të Clevelandit në pjesën e parë, por në pjesën e dytë Bostoni u kthye duke luftuar fuqishëm për fitoren e madhe.
Momenti kyç i takimit ishte ndërhyrja e JR Smith që ia mundësoi një aksion ekipit kundërshtar, e prej ku Bradley shënoi për tri pikë në sekondën e fundit të takimit për fitoren e madhe 104-103.
Më i miri në këtë takim ishte LeBron James me 30 pikë, por ai humbi pesë tentimet për tri pikë, çka e qon statistikën e tmerrshme në 12 tentime të humbura rresht pa shënuar nga perimetri.
Kjo statistikë ishte e padobishme për James pasi Isaiah Thomas me 22 pikë te Bostoni dhe Turner me double-double prej 19 pikësh dhe 12 kërcimesh ishin më të mirët krahas Bradleyt, Sllinger dhe Zeller që realizuan pikë dyshifrore.
Te Clevelandi Ivring shënoi 19 pikë dhe Smith 20, por dëshpëroi Kevin Love me vetëm 10 pikë në këtë takim.
Bostoni kështu i tregon Clevelandit se do ta ketë të vështirë edhe në play off të konferencës Lindore. /Telegrafi/


