Borxhet e qytetarëve ndaj KRU “Prishtina”, arrijnë në mbi 45 milionë euro

PUBLIKUAR

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se do të intensifikoj shkyçjet nga shërbimet e ujësjellësit në të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Sipas KRU-së, kjo po bëhet për shkak të mospagesave për shërbimet e ujësjellësit pasi borxhet ndaj shërbimeve të ujit janë mbi 45 milion euro.

“KRU-ja nga dita e nesërme do të intensifikoj shkyçjet nga shërbimet e ujësjellësit në të gjitha kategoritë e konsumatorëve, për shkak të mospagesave për shërbimet e ujësjellësit kur dihet tashmë që borxhet ndaj shërbimeve të ujit janë mbi 45 milionë euro. Por jo vetëm, ngase nesër do i realizojmë dy shkyçje të mëdha, për arsye të tjera, për të cilat do njoftoheni”, thuhet në njoftim.

“Për shkak që mund të hasim në rezistencë për arsye se janë me ndjeshmëri më të madhe dhe më specifike, kemi ftuar edhe Policinë e Kosovës të asistoj në këtë proces jo të dëshirueshëm për ne, por kjo do bëhet pas shumë vërejtjeve tona që u kemi adresuar dy konsumatorëve të mëdhenj”, përfundon KRU-ja.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...