Borrelli e mirëpret deklaratën Kurti – Vuçiq për Personat e Zhdukur

PUBLIKUAR

Shefi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka thënë se e mirëpret arritjen e marrëveshjes ku Kosova e Serbia e kanë njohur çështjen e personave të zhdukur si një çështje humanitare dhe kanë vënë në dukje nevojën urgjente për përpjekje të përbashkëta për ta lehtësuar situatën e familjeve të tyre,

Borrell tha se kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq kanë pranuar punën e rëndësishme të bërë nga Grupi Punues për Personat e Zhdukur, i kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuti.

“Si shenjë e vendosmërisë së tyre të përbashkët për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve të tyre përkatëse në fushën e Personave të Zhdukur, ata kanë miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur”, është shprehur Borrell, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se Kurti e Vuçiq kanë rënë dakord për detajet operacionale në takimin e ardhshëm të nivelit të kryenegociatorëve.

Shefi i diplomacisë evropiane, tutje tha se zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur tashmë nuk është veç detyrim humanitar, por edhe mundësi thelbësore për pajtimin dhe besimin mes njerëzve.

“Është bërë urgjente të sigurohet që procesi i identifikimit të varrezave të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Kujtimet po zbehen dhe individët, vendet dhe ngjarjet janë më të vështira për t’u hetuar”.

“Kjo është arsyeja pse BE-ja mirëpret miratimin e deklaratës nga palët dhe pret që palët të bëjnë përparim të prekshëm në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të Personave të Zhdukur dhe në përmbushjen e detyrimeve të tyre përkatëse ndaj familjeve. Komiteti i Përbashkët i Monitorimit i kryesuar nga BE-ja që mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksit të Zbatimit të saj do të shqyrtojë rregullisht progresin e arritur”, është shprehur Borrell, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...