Borrell pro mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë

PUBLIKUAR

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mbajtjen e referendumit të Serbisë.

Borrell u deklarua sot për këtë bisedë, ku thotë se është pro mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në Kosovë, raporton Indeksonline.

Ai përmend se në të kaluarën ka qenë misioni i OSBE-së ai që është marrë me ndërmjetësimin e grumbullimit të votave.

“Njerëzit duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, ka shkruar Borrell.

Lidhur me këtë, dje është deklaruar edhe kryeministri Kurti.

Ai ka thënë se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë nëpërmjet postës apo në Zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.

“Në telefon me Borrell, ripërsërita qëndrimin tonë se serbët e Kosovës me dyshtetësi mund të votojnë në referendum me postë apo në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Mbajtja e referendumit të një shteti tjetër në territorin e një shteti sovran nuk është praktikë e pranueshme nga ndonjë vend demokratike”, ka shkruar Kurti në Twitter./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...

Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Besoj që presidentja e shqyrton me kujdes, kemi insistuar që të mos ngutemi

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar përdorimin e temave...

Përplasje në kuvend, Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren pasi i përfundon koha për fjalim

Deputetja e Aleancës Teuta Haxhiu, nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit të Kosovës...