Borrell: Do ta monitorojmë për së afërmi zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër

PUBLIKUAR

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se në takimin me Ministrat e Jashtëm të shteteve të bllokut evropian, përveç tjerash, do të flasë edhe për takimin në Ohër mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Një temë tjetër që do ta diskutoj sot me Ministrat është çështja mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova dhe Serbia pas diskutimeve të gjata në fund pati një marrëveshje e cila do të konsiderohet si pjesë përbërëse e rrugëtimit evropian për të dyja palët. Do të bëhet pjesë e kapitullit 35 të negociatave të anëtarësimit me BE-në për Serbinë dhe pjesë e dokumenteve dhe kërkesave për normalizim për Kosovën. Tani do të monitorojmë për së afërmi zbatimin, palët janë shprehur se duan ta zbatojë dhe le të shohim se si do ta bëjnë këtë”, u shpreh Borrell, njofton Klankosova.tv.

Të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova dhe Serbia u dakorduan rreth aneksit për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve, njofton Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt gjenden armë, 153 fishekë, disa karikatorë dhe një sëpatë

Nështëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Sipas raportit...

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...