Borë gjatë kësaj jave

PUBLIKUAR

Edhe ditëve të ardhshme vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e fushave me presion të ulët. Një ciklon nga Mesdheu gjatë ditës së nesërme do të zhvendoset në jug të rajonit që do të sjell vranësira dhe të reshura shiu, e në vise malore edhe reshje bore.

Gjatë ditës së enjte një tjetër ciklon, me origjinë nga zonat polare do të depërtojë mbi Itali, e më pas edhe mbi rajonin tonë duke sjell sërish të reshura shiu, ku ditën e premte, më vonë, pritet të shndërrohen në reshje bore. Reshjet e borës pritet të vazhdojnë deri të shtunën paradite, e më pas do të pushojnë, parashikon Prishtina Weather, transmeton lajmi.net.
Moti
Masat e ftohta ajrore që po depërtojnë mbi rajon, do të vazhdojnë të zbresin temperaturat, me maksimale nga 6C-7C në 3C, e minimalet nga 2C deri në -4C, ditën e diel. Era do të fryejë kryesisht nga verilindja dhe veriu me shpejtësi 2-11m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të jetë në zbritje, e përgjatë fundjavës pritet të ngritet mbi vlera normale./lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...